Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE) në dhjetor të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.
I pari i Qeverisë së Kosovës këtë e ka deklaruar në një intervistë për gazetarin e Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens.
“Kosova do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në BE në dhjetor”, ka njoftuar gazetari përmes një postimi në Twitter,
Just had an extensive interview with Kosovo Prime Minister Albin Kurti after the “license plate crisis” seems to have been defused for the time being. Some of the key statements and topics:
— Michael Martens (@Andric1961) November 26, 2022
Nuk është hera e parë që nga autoritetet e Kosovës paralajmërohet aplikimi për anëtarësim në BE, por Kosova nuk e ka bërë asnjëherë deri më tash këtë hap.
Edhe pas paralajmërimit të Kurtit, nuk dihet nëse Qeveria është dakorduar me partnerët ndërkombëtarë, edhe pse ka pasur disa kritika nga ‘miq këshilltarë’ të Kosovës.
Kosova vazhdon të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndërkohë që BE’ja përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”.
Zakonisht kërkesa për anëtarësim nga ndonjë shtet që synon integrimin në BE i dorëzohet shtetit që ka kryesimin e radhës të BE’së. Nëse Kosova do ta bëjë në dhjetor të këtij viti, atëherë kërkesa duhet t’i dorëzohet Çekisë.
BE’ja vazhdon të ketë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës pasi 5 nga 27 vende të saj anëtare nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /gazetametro.net