Loading…

Kosova piun i Putin’it që do ta sakrifikojë për Krimenë

  • 24/01/2017 | 22:31

Kosova piun i Putin’it që do ta sakrifikojë për Krimenë

Njohja e Kosovës nga ana e Rusisë nuk do të jetë surprizë, çështja është vetëm kur Vladimir Putin vendosë për këtë gjë, shkruan e përditshmja serbe Blic, transmeton gazetametro.net.


Gazetarja Mary Dejevsky, thotë se është një pjesë në administratën e re amerikane që të ketë marrëveshje me Rusinë për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Kjo është hera e dytë në disa muaj që përmendet se Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Vladimir Putin, në shtatorë të vitit të kaluar e ka cilësuar Kosovën si Krimenë, duke kritikuar Perëndimin se nuk po i respekton të drejtat e një populli.

Edhe pse vendi i tij nuk e ka njohur Kosovën si shtet, Putin e mbanë këtë qëndrim ndaj saj për shkak se don ta respektojë vullnetin e popullit. Rusia nuk e do Serbinë, por ka nevojë për një mjet në arenën ndërkombëtare, vlerëson kjo gazetare.

Analisti serb, Neven Cveticanin, kujton se Putin në një intervistë ka thënë “Unë nuk jam shoku juaj, nuk jam armiku juaj, unë jam presidenti i Rusisë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë