Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës si dhe përfshirja e Serbisë në atë pjesë, kanë ngjallur një mori reagimesh dhe debatesh në Prishtinë.
Përfaqësuesit e opozitës janë deklruar se muri ilegal duhet të rrëzohet, muri i cili po shihet si mur ndarës duhet të rrëzohet nga ligjet në fuqi, shkruan Balkan.eu, transmeton gazetametro.net.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri shpreson që kjo barrierë e ndërtuar nga strukturat ilegale serbe do të rrënohet gjatë muajit shkurt.
“Për këtë çështje jam duke biseduar me zyrtarët e Bashkimit Evropian, mirëpo edhe me përgjegjësit lokal të Mitrovicës veriore. Unë besoj se me ndihmën e BE-së, ky mur do të shkatërrohet pa asnjë incident apo përkeqësim të situatës në këtë pjesë të Kosovës”, ka deklaruar Bahtiri, transmeton gazetametro.net.
Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli githashtu ka thënë se ky mur do të rrënohet, duke mos ofruar data të qarta, thjesht duke thënë që “nuk dihet nëse do të të rrëznohet më 1 apo 17 shkurt, por çka dimë për fakt është se do të rrënohet”.
Mirëpo, autoritetet e Mitrovicës veriore dhe zyrtarët në Beograd kanë refuzuar rrëzimin e murit.
Në anën tjetër, Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiti nuk ka dhënë asnjë datë se kur pritet të shkatërrohet muri.
Ajo tha se shkatërrimi i murit është detyrë e institucioneve më të larta të Kosovës, të cilat po punojnë shumë në këtë çështje, në mënyrë që të sigurojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të zbatojnë marëveshjen e Brkselit për rivitalizimin e urës dhe rrugës kryesore të Mitrovicës veriore. /gazetametro.net.