Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave zbret sot në fushë për t’u përballur me Austrinë, në kuadër të play-off-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.
Dueli mes dy përfaqësueseve do të luhet në Vjenë, në stadiumin Sportclub-Platz Dornbach, me fillim nga ora 18:00.
Para kësaj përballjeje, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një mesazh mbështetës për vajzat e Kombëtares.
“Forca Kosovë!”, shkroi FFK-ja, duke u bërë thirrje përkrahësve që të mbështesin përfaqësuesen në këtë sfidë të rëndësishme.