Loading…

“Kosova për budallenj” në teatrot gjermane

  • 09/11/2016 | 21:45

“Kosova për budallenj” në teatrot gjermane

“Kosova për budallenj” me regji nga Jeton Neziraj do të shfaqet edhe në Festivalin e Teatrove në “Euro-Scene Leipzig” në Leipzig të Gjermanisë.

Kjo komedi vitin e kaluar është shfaqur edhe në Bern, ndërsa në Prishtinë tetorin e këtij viti.

“Kosova për budallenj” është një komedi e realizmit magjik, që në mënyrë groteske e sureale shtjellon një histori të vogël të një vajze.

Kjo komedi është vlerësuar lartë nga regjisorë zviceran të cilët kanë thënë se në këtë komedi, nuk derdhet as një pikë gjak, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman.

Drama ka fund të lumtur. Kjo gjë mund të irritojë, por megjithatë në fund të komedisë, Antigonës i lejohet qëndrimi në Zvicër./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë