673 vota kundër mori Kosova në propozimin për t’u bërë pjesë e Festivalit Europian të Këngës, shkruan Gazeta Metro.
Kosova nuk është pranuar në këtë union për shkak se anëtarët kanë votuar kundër ndryshimit të statutit që do t’i hapte rrugë Kosovës.
Përpara se të niste votimi, 17 shtete, përfshirë Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë, kanë kërkuar të votojnë në fshehtësi. Kërkesa e tyre është pranuar.
Në fund, nga 1186 vota, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan./gazetametro.net