Loading…

Kosova nuk po arrin që ta miratojë rezolutën që i ndalon Thaçit të negociojë për territore me Serbinë

  • 01/11/2018 | 18:10

Kosova nuk po arrin që ta miratojë rezolutën që i ndalon Thaçit të negociojë për territore me Serbinë

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve po merren dhe po shkruajnë gati se të gjithë mediat ndërkombëtare, një e tillë sot shkroi edhe për rezolutën që po tentohet për ndalimin e presidentit Thaçi që të flas për territorin e Kosovës.


Washington Post, i ka dedikuar një artikull interesant rreth dështimit të rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për qëllim kishte ndalimin e presidentit Hashim Thaçi që në bisedimet me Serbinë, mos të negociojë për territorin e Kosovës, njofton gazetmetro.net.

Tutje në artikull thuhet se si partitë politike sot në Kosovës nuk arritën të miratojnë rezolutën e cila e ndalon cilin do nga udhëheqësit, me theks të veçantë presidentin Thaçin, që të negociojë për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Ani pse të gjitha partitë politike e kishin mbështetur atë, në ditën e sotme jo të gjitha partitë e kanë votuarë, kjo thuhet se ka ndodhur për shkak të abstenimeve të ndodhura dhe të shkaktuar nga mosmarrëveshjet politike, shkruan “Washington Post”, njofton gazetametro.net.

Në artikull shpjegohet edhe ideja e presidentit Thaçi se si ka propozuar që të marrë Luginën e Preshevës duke mos shkëmbyer asgjë me Serbinë, si dhe apelin nga BE që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve dhe të normalizohen marrëdhëniet mes tyre./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë