Qeveria e Kosovës nuk i ka lejuar presidentit serb Tomislav Nikoliq që nesër me rastin e Krishtlindjes ortodokse të vizitojë Kosovën.
Ministria e Punëve të Jashtme në koordinim me Kryeministrinë, pas zhvillimeve të fundit me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë nga një fletëarrest i lëshuar nga Serbia, nuk i ka lejuar Nikolicit vizitën që ai e kishte paralajmëruar për nesër në Kosovë.
Këtë për gazetametro.net e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
“Paradite i është ndaluar hyrja në Kosovë stafit të presidentit serb. Ndërsa në ora 14:00 MPJ ka marrë vendim që t’i ndalohet hyrja edhe vet presidentit Nikolic”, kanë thënë në MPJ për gazetametro.net.
Anulimin e vizitës e kanë raportuar edhe vet mediat serbe. /gazetametro.net