Loading…

Kosova nuk është pjesë e zgjerimit të BE’së

  • 30/01/2018 | 08:33

Kosova nuk është pjesë e zgjerimit të BE’së

Vetëm një javë para miratimit të Strategjisë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të miratohet më 6 janar në takimin e kolegjit të komisarëve në Strasburg, Spanja ka vënë në pikëpyetje edhe një herë jo vetëm këtë strategji, por tërë procesin, për shkak të kundërshtimeve të ashpra që ka ky shtet ndaj përfshirjes së Kosovës në çfarëdo procesi, që lë përshtypjen se Kosova po trajtohet si shtet.


Në një letër, që thuhet se në formën e “non paper” Spanja i ka dërguar Komisionit Evropian në prag të miratimit të Strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Spanja kundërshton përdorimin e termit WB6 (shkurtesë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe shprehet se “Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëse merren në konsideratë vërejtjet e Spanjës atëherë në vend të inkurajimit, Strategjia e zgjerimit dhe BE-ja do të shuanin edhe më shumë shpresat për besimin në procesin e zgjerimit të BE-së.

Në qarqet diplomatike madje përmendet se Spanja mendon të kundërshtojë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë