Loading…

Kosova nuk duhet ta ndryshojë formatin e Dialogut

  • 27/01/2017 | 12:41

Kosova nuk duhet ta ndryshojë formatin e Dialogut

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.


Në një intervistë për Radio Kosovën O`Connell thotë se kohëve të fundit janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk beson se këto tensione mund të sjellin konflikt të ri.

“Nuk e besoj që jemi në prag të konfliktit, por është e vërtetë që janë rritur tensionet. Më vjen shumë mirë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel para dy ditësh, dhe mendoj se parimi i dialogut dhe parimi i zgjidhjes së problemeve sipas dialogut është diçka që duhet të ruhet dhe duhet të urohet. Mua më vjen mirë që janë pajtuar, me sa e di unë, që t`i zbusin tensionet dhe kjo është shumë më rëndësi”, thotë O’Connel.

Gjatë intervistës, ambasadori britanik flet edhe për Gjykatën Speciale, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, nëse themelohet në bazë të ligjeve të Kosovës nuk sjell asnjë dëm, si dhe për përkushtimin e institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Kosova nuk ka të drejtë që vetëm ta ndryshojë formatin, dhe ky është një format mes të dyja palëve. Por, unë do të kisha thënë se ne duhet ta ruajmë parimin që problemet të zgjidhen sipas dialogut. Por, në anën tjetër le të mendojmë se për çka është diskutuar deri tash në dialogun që është ndërmjetësuar nga BE-ja. Janë përfolur disa gjëra të vogla teknike për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Mua më vjen keq që shumica nuk janë zbatuar plotësisht, por në anën tjetër le të shohim se çka është arritur deri më tash. Shumë prej strukturave në veri të Mitrovicës janë integruar në institucione të Kosovës. 17 vjet pas përfundimit të luftës askush nuk kishte mundur ta bëjë një gjë të tillë dhe tash sipas dialogut është arritur diçka. Pra, ka dobi dhe arsye për të vazhduar me dialogun, por në përgjithësi duhet ta ruajmë parimin, pikë së pari, që problemet të zgjidhen sipas bisedimeve dhe dialogut në përgjithësi, dhe jo me dhunë e kërcënime”, thotë O’Connel tutje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë