Loading…

Kosova nuk bëhet shtet duke biseduar me Serbinë

  • 24/01/2017 | 22:06

Kosova nuk bëhet shtet duke biseduar me Serbinë

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë duke biseduar me Serbinë.


“Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë”, ka thënë ai. Ndërkohë, ka radhitur tri pasoja që Kosova i pati pas bisedimeve me Serbinë.

Sipas Molliqajt, nga këto negociata u premtua njohja e Kosovës prej Serbisë, ndërsa u soll agresion më i madh. Gjithashtu, sipas tij, nga negociatat u premtua integrimin i minoritetit serb, ndërsa na u soll Lista Serbe që, sipas tij, e lufton shtetin e Kosovës.
Po ashtu, sipas Molliqajt, u premtua afrimi i Kosovës me BE-në, ndërsa u soll bllokimi i shtetit në organizmat ndërkombëtarë.

“Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi!”, ka përfunduar Molliqaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë