Loading…

Kosova, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të mjedrave në Europë

  • 22/02/2017 | 14:10

Kosova, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të mjedrave në Europë

Ministri Bujqësisë, Memli Krasniqi, në një diskutim në Lëvizjen FOL , në kuadër të monitorimit të politikave të Qeverisë, ka folur për disa prej çështjeve me interes nga Ministria e Bujqësisë.


Ai tha se Ministria e Bujqësisë ka rritur eksportin për 10 përqind dhe rritje të prodhimtarisë prej fundit të vitit 2014.

“E kemi rritur me 120 përqind buxhetin për sektorin e bujqësisë që prej kohës kur kjo Qeveri mori pushtetin”, tha Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi i ka cilësuar ndarjen e subvencioneve dhe granteve nga ministria si arritje, duke shtuar se fondi aktual prej 37 milionë eurosh nuk është i mjaftueshëm. “Mendoj se edhe 23 milionë euro duhen që ky fond të jetë i mjaftueshëm”, tha Krasniqi.

16900424_10208069140315908_1684523208_n

 

Rreth diskrepancës së madhe që ka Kosova në raportin eksport-import, ai tha se Kosova duhet të koncentrohet në zëvendësimin e importit në vend se të punojë për rritjen e eksportit.

“Deri në vitin 2020, Kosova do të jetë një ndër prodhuesit më të mëdhenj të mjedrave në Evropë”, paralajmëroi Krasniqi, duke bërë të ditur se ky prodhim, i cili ka pasur sukses në Kosovë, do të certifikohet edhe me standarde deri në fund të vitit.

16933545_10208069140115903_1537234747_n

 

Duke folur për tokën bujqësore në vend e cila gjithnjë e më shumë po përdoret për ndërtim, ai tha se procesi i privatizimit ka gisht në këtë, sepse rreth 30 mijë hektarë tokë janë privatizuar dhe kanë mbetur të pashfrytëzuara.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se është marrë vendimi që të kompensohen fermerët të cilët kishin pësuar humbje në koka gjedhesh, pasi në Kosovë ishin regjistruar raste me sëmundjen e lëkurës gungore. Nga kjo sëmundje kishin ngordhur rreth 1 mijë kokë gjedhesh, dhe ministri paralajmëroi se do të ketë kompensim me gjedhe ose me para të gatshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë