Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fundmuaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024.
Në stërvitjen e parë, e cila u zhvillua pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ekipi nuk ishte i kompletuar, pasi një pjesë e futbollistëve kanë bërë rigjenerim në hotel për shkak se kanë zhvilluar ndeshje mbrëmjen e kaluar, ka njoftuar FFK.
FFK bëri të ditur gjithashtu se atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian.