Loading…

Kosova në rrjetin e gazit nëpërmjet Shqipërisë

  • 12/12/2016 | 08:10

Kosova në rrjetin e gazit nëpërmjet Shqipërisë

Degëzimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes projektit të gazit TAP, i njohur tashmë si ALKOGAP, është ndër prioritetet e Qeverisë së Shqipërisë. Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Qeveria e Shqipërisë e ka përmbyllur masterplanin e gazit dhe se ai së shpejti pritet të miratohet në qeveri, transmeton Gazeta Metro.

Lidhjen e Kosovës me gazsjellësin TAP përmes degëzimit e ka shpallur si prioritet edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri, me 30 shtator të këtij viti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë