Loading…

Kosova në mbështetje të Haradinajt

  • 11/01/2017 | 14:54

Kosova në mbështetje të Haradinajt

Në gjashtë qytete të Kosovës janë mbajtur protesta për lirimin e Ramush Haradinajt. Shumë qytetarë u janë përgjigjur ftesës së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për të qenë pjesë e këtyre protestave.


Qytetet ku po mbahen protestat janë: Prizreni, Gjakova, Gjilani, Peja, Mitrovica e Ferizaj, dhe motoja e këtyre protestave është që të ndalen fyerjet dhe padrejtësitë që po u bëhen qytëtarëve të Kosovës.

Në protestën që po mbahej në Gjakovë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se Haradinaj është simbol i Kosovës. Ndërsa Pal Lekaj ka thënë, se 17 vjet pas luftës Kosova nuk është e lirë pasi po i arrestohen qytetarët e saj.

Protesta të tilla që kanë shprehur pakenaqësinë ndaj arrestimit te Liderit të AAK’së ka pasur edhe në qytete jashtë Kosovës.

Ramush Hardinaj, ishte arrestuar ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK kishte dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm.

Ne 2015-ën, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletarrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës nga Gjermania, dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës./gazetametro.net

15894600-1355057671185715-6922652424863669388-n_1484139253-4937591

15895126-1282804485112466-7321121842719520869-n_1484139255-4754138

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë