Loading…

Kosova në alarm nga aksidentet, mobilizohet Policia

  • 03/08/2018 | 16:14

Kosova në alarm nga aksidentet, mobilizohet Policia

Vetëm gjatë 12 orëve të ditës së djeshme në gjithë Kosovën kanë ndodhur dhjetëra aksidente trafiku. Gjashtë persona kanë vdekur, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Duke parë këtë gjendje shqetësuese, Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka vendosur që të shtojë masat në trafik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka nënshkruar sot një vendim me anë të të cilit thotë se vendos për “ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik”.

Në këtë vendim disa nga masat që do të ndërmerren janë:

Sigurimin nga policia dhe institucionet tjera kompetente të vendpunishteve, të cilat nuk kanë të vendosura shënjezimin adekuat dhe që rrezikojnë trafikun publik;

Policia e Kosovës të shtoj prezencën policore në komunikacionin rrugor si dhe në mënyrë specifike të shtoj numrin e patrullave me automjete të pa shenjëstruara (Civile).

Në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacion të kryera nga shtetasit e huaj, të njoftohen autoritetet përkatëse të shteteve prej nga vinë kundërvajtësit.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit deri me 1 tetor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë