Loading…

Kosova mposhtet nga Kroacia, por mbetet në garë për play-offin e Kupës së Botës

  • 06/06/2026 | 11:20

Kosova mposhtet nga Kroacia, por mbetet në garë për play-offin e Kupës së Botës

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka pësuar humbje të ngushtë 1-0 ndaj Kroacisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C2.


Golin e vetëm e shënoi Karla Kurkutovic nga një goditje këndi që i dha epërsinë mysafireve herët në takimin.

Megjithatë, “Dardanet” mbeten në garë për një vend në fazën e play-offit, pasi diferenca me Kroacinë është minimal, të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë, me kroatet që kanë avantazh nga goldallimi.

Fati i Kosovës mbetet i lidhur me ndeshjen e fundit ndaj Gjibraltarit, ku një fitore do t’i siguronte pozicion të favorshëm për kualifikim.

Shpresat për vendin e parë nuk janë shuar ende, pasi Kroacia duhet të përballojë Bullgarinë në takimin e saj të fundit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë