Loading…

Kosova me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

  • 20/05/2019 | 14:17

Kosova me rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Programi i ri reformës ekonomike (ERP) i miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian, ka thënë se normat e rritjes ekonomike në Kosovë për vitin 2018 mbeten të larta në krahasim me rajonin, transmeton Gazeta Metro.


Në të njëjtën kohë, ERP thekson se pengesat strukturore për rritjen ekonomike mbeten një sfidë.

Ky program u diskutua në mes të shteteve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u theksua se është thelbësore që Kosova të rrisë përpjekjet e saj në luftën kundër ekonomisë joformale, duke ruajtur disiplinën fiskale, duke siguruar rritje të shëndetshme të kredisë.

“Liberalizim i plotë i tregut të energjisë dhe përmirësim të kushteve të tregut të punës për gratë dhe për të rinjtë në veçanti”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu nga Kosova është kërkuar që ta adresojë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë