Loading…

Kosova me më së shumti luftëtarë në Siri dhe Irak

  • 27/12/2016 | 11:31

Kosova me më së shumti luftëtarë në Siri dhe Irak

Në pesë vitet e fundit në fushëbetejat në Siri dhe Irak luftuan rreth 43.000 të huaj nga e gjithë bota, ndërsa nga Ballkani Perëndimor, shumica e tyre ishin nga Kosova, Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria, thotë eksperti i terrorizmit dhe profesor universitar nga Sarajeva Vlada Azinovic.


Ai thotë se Kosova prinë bindshëm në rajon për nga numri i luftëtarëve që i janë bashkuar radhave të terroristëve në këto dy vatra të luftës në Lindje të Mesme, transmeton gazetametro.net.

Nga Kroacia ai thotë të kenë shkuar vetëm gjashtë persona, tre prej të cilëve janë femra. Midis tyre ishin pesë persona me shtetësi të dyfishtë, dhe të tre ishin kthyer në fenë islame.

a

Sipas anketës së SOUFAN Group, Azinovic thotë se, shumica e tyre janë nga Lindja e Mesme (8240), Magreb (8000), Bashkimi Evropian (më shumë se 5.000) dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (4700).

Në mesin e tyre 6,000 tunizianë, 2.000 turq, dhe 2.400 rusët. Nga Franca 1.700, nga Britania e Madhe dhe Gjermania nga 760, dhe 470 nga Belgjika.

“Në bashkëpunim me agjencitë e sigurisë në rajon, studimi ka zbuluar se nga 2011 e deri tash nga Ballkani Perëndimor për të luftuar në Siri dhe Irak kanë shkuar një total prej rreth 950 njerëzve. Individualisht, shumica e tyre nga Kosova (316), dhe pastaj nga BiH , Maqedonia dhe Shqipëria”, ka thënë Azinovic për Jutarnji List të Zagrebit, transmeton gazetametro.net .

Azinović thotë se nga Bosnje dhe Hercegovina për të luftuar në Siri dhe Irak kanë shkruar rreth 260 persona, nga të cilat rreth 180 janë gra dhe fëmijë.

Nga këta ai thotë se rreth 70 janë vrarë, dhe rreth 40 janëë kthyer, disa prej të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë, duke u kthyer në Austri apo Gjermani.

Xhihadistët e Ballkanit ai thotë se radikalizohen më ndryshme se sa ata nga vendet evropiane të tilla si Franca, Belgjika dhe Gjermania, që këtë e bëjnë më shumë në burg, xhami dhe internet. Në Bosje radikalizimi sipas tij vjen nga kontakti personal me personat që i ndikojnë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë