Loading…

Kosova mbështet Ukrainen si shtet i pavarur

  • 12/11/2018 | 12:37

Kosova mbështet Ukrainen si shtet i pavarur

Shteti i Kosovës ka mbështetur plotësisht Ukrainën si një shtet i pavarur, me sovranitet dhe integritet teritorial brenda kufive të saj, të njohur ndërkombtarisht.


Përmes një njoftimi për media, Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur qëndrimin e saj zyrtarë duke thënë se Kosove e mbështet Ukrainen si shtet i pavarur dhe se kundërshton mbajtjen e ‘zgjedhjeve’ më 11 nëntor 2018, në të ashtuquajturën ‘Republikë Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

Kjo e fundit, sipas MPJ’së, është kundër frymës së përmbajtjes së Marrëveshjës së Minskut, të cilat me dispozita të veçanta e rregullojnë organizimin e zgjedhjeve lokale në atë rajon, shkruan gazetametro.net.

“Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se ky proces i jashtëligjshëm mund të minojë të gjitha përpjekjet e deritanishme për arritjen e paqes në rajon dhe thërret të gjitha palët të respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjet e Minskut, të cilat janë jetike për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore për konfliktin e Ukrainës lindore”, thuhet në njoftimin e MPJ-së

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se duhet të shmanget çdo veprim, i cili e pengon zbatimin e Marrëveshjeve të Minsku’t, duke përfshirë të ashtuquajturat zgjedhje, rezultati i të cilave nuk do të ketë vlerë ligjore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë