Loading…

Kosova lidh marrëveshje me Zvicrën për sigurimet sociale  

  • 13/01/2017 | 10:26

Kosova lidh marrëveshje me Zvicrën për sigurimet sociale  

Kosova dhe Zvicra tashmë do të kenë një marrëveshje bashkëpunimi për sigurimet sociale.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ku thuhet se kjo marrëveshje është lidhur ndërmjet konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.

Ministri Arban Abrashi citohet të ketë thënë gjatë mbledhjes se pala zvicerane ka shpreh interesin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale.

Me këtë marrëveshje siç edhe thuhet në komunikatën e Qeverisë, qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, citohet të ketë thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet, sepse ka pasur shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe është sukses i Qeverisë që po e përmbyll këtë proces kaq të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt udhëzimin administrativ për mënyrën e kompensimit, përfshirë dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta, projekt udhëzimin administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve.

Po ashtu u miratua propozim vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI “Progres”, në Prizren, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, zona kadastrale Vllashnje, komuna e Prizrenit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë