Kosova është gati për Grand Prix, që do të mbahet në Almada të Portugalisë.
Federata e Judos e Kosovës ka bërë të ditur se në Grand Prix, në Almada të Portugalisë, Kosova do të merr pjesë me 4 garuese.Njëherit, kjo do të jetë gara e parë për xhudistët për vitin 2022.
Në Grand Prix, në Almada të Portugalisë, do të marrin pjesë 41 shtete, 301 garues, 179 meshkuj, 122 femra, raporton Gazeta Express.
Xhudistët që do të kërkojnë medalje janë; Distria Krasniqi (-52kg), Erza Muminoviqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).
Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha ndeshen nesër (të premten), kurse Fazliu të shtunën.