Loading…

Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me shtatë përqind

  • 17/09/2019 | 12:35

Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me shtatë përqind

Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur deri në  7 për qind, transmeton Gazeta Metro.


Dogana e Kosovës, respektivisht drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin.

Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve me theks të veçantë progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me shtatë për-qind më shumë derisa Shqipëria me rreth 20 për-qind”.

“Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdojë kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë