Loading…

Kosova ka në plan sivjet të aplikojë në BE

  • 21/01/2017 | 08:24

Kosova ka në plan sivjet të aplikojë në BE

Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është një nga qindra aktivitetet që Qeveria ka paraparë t’i realizojë gjatë vitit 2017.


Koha kur do të deponohet kërkesa nuk është precizuar.

Plani vjetor i punës së ekzekutivit, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, të premten, përmban pesë prioritete strategjike, në krye të të cilave është zhvillimi i kapitalit njerëzor.

Të tjera prioritete kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe politikave industriale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturën në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe agjendën evropiane, politikën e jashtme dhe sigurinë.

Në kuadër të tyre janë përfshirë shumë tema – prej nxjerrjes së legjislacionit për Forcat e Armatosura, deri te ato që lidhen me integrimin evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë