Loading…

Kosova ia kthen Serbisë, MPJD nuk ia aprovon Petkovicit kërkesën për vizitë

  • 02/12/2021 | 17:00

Kosova ia kthen Serbisë, MPJD nuk ia aprovon Petkovicit kërkesën për vizitë

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se ia kanë refuzuar kërkesën kryenegociatorit serb Petar Petkovic për të vizituar Republikën e Kosovës më 2 dhe 3 dhjetor. Ky vendim i institucioneve të Kosovës vjen vetëm pak ditë pasi Serbia nuk lejoi që katër ministra kosovarë të vizitojnë Luginën e Preshevës me rastin e 28 nëntorit.


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se nuk ia kanë aprovuar kërkesën Petkovici për vizitë në Kosovë.

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkovic për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Petkoviq sot është lajmëruar nga pika kufitare në Merdare duke thënë se atij i është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

“Unë kam njoftuar për vizitën në dakordim me marrëveshjen por Prishtina është duke shkelur të gjitha marrëveshjet sërish. Ideja e vizitës sime ishte të vizitoj studentët e Seminarit Teologjik në Prizren, t’i vizitojë të rikthyerit në fshatin Novake si dhe të flas me njerëzit tanë në veri të Kosovës” ka thënë ai.

Më 27 nëntor, Serbia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës të katër ministrave të qeverisë Kurti, të cilët donin të vizitonin shqiptarët atje për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit.

Ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, kishte njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Vetë Aliu kishte njoftuar për ndalesën që ua kishte bërë Serbia për të vizituar Luginën.

Ai përmes një postimi në facebook, kishte shkruar se bashkë me Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin dhe Hajrullah Çekun, kishin planifikuar të fillonin vizitën dy ditore në Luginën e Preshevës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë