Loading…

Kosova heq dorë nga anëtarësimi në Interpol

  • 21/09/2017 | 16:44

Kosova heq dorë nga anëtarësimi në Interpol

Kosova edhe zyrtarisht heq dorë nga kandidimi në Interpol në mbledhjen e radhës.


Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media, ka treguar se Kosova heq dorë nga procesi i anëtarësimit në Interpol për këtë vit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se sot ka marrë vendim për ta shtyrë votimin e Kosovës në Interpol, duke sqaruar se besimi në Kosovën si anëtare e Interpolit është shprehur në shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që të anëtarësohet.

Mundësinë për të hequr dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol, e ka përmendur mbrëmë Behgjet Pacolli, e që sot Qeveria veç se e zyrtarizon këtë. Mbledhja e radhës e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit do të mbahet më 26 deri më 29 shtator në Pekin të Kinës, kurse mbledhja tjetër ende nuk është caktuar kur do të mbahet.

Ky është një ndër dështimet e radhës për diplomacinë kosovare në arenën ndërkombëtare. Kosova kishte dështuar të anëtarësohet edhe në UNESCO.

Kjo është komunikata e plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Zyra e Kryeministrit

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.
Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.

Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.

Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e Kosovës në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate.

I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë