Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka mposhtur në finale garuesen nga Spanja, Perez Carabana, në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algerisë, transmeton Gazeta Metro.
Fazliu në kategorinë e 63 kilogramëve ka triumfuar në një finale të jashtëzakonshme kundër Perez Carabana, me ç’rast edhe ka siguruar medaljen e artë të dytë për Kosovën në këto Lojëra Mesdhetare.
Ajo më herët në gjysmëfinale kishte mposhtur algjerianen, Amina Belkadi.
Vlen të theksohet se pas pak edhe xhudisti kosovar, Akil Gjakova, do të përballet për medaljen e bronztë kundër italianit, Manuel Lombardo, në kategorinë e 73 kilogramëve. /gazetametro.net