Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka triumfuar në duelin e tij për medaljen e bronztë kundër garuesit nga Italia, Manuel Lombardo, transmeton Gazeta Metro.
Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë Akil Gjakova ka siguruar medaljen e bronztë pasi mposhti italianin, Manuel Lombardo në kategorinë e 73 kilogramëve.
Gjakova më herët ishte mposhtur algjeriani, Redouane Messaud, nga i cili u mund me shënim të artë.
Kujtojmë që më herët ishte Laura Fazliu e cila në finale mposhti garuesen nga Spanja, Perez Carabana, me ç’rast siguroi edhe medaljen e artë. /gazetametro.net