Loading…

Kosova e Shqipëria me konsullata të përbashkëta

  • 19/11/2016 | 15:33

Kosova e Shqipëria me konsullata të përbashkëta
Kosova dhe Shqipëria do të hapin edhe dy konsullata të përbashkëta, një në Turqi e një tjetër në Danimarkë.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, derisa po merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë, samit ky që ka mbledhur më se 1000 pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai ka thënë se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, e cila ka qëndruar pranë bashkëkombëseve të vet historikisht, që nga formimi i shtetit shqiptar, përpjekjet për liri të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, përpjekje e cila kulmoi me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Pas paralajmërimit të një dite më herët të Presidentit Hashim Thaçi, kryediplomati Hoxhaj ka konfirmuar Prishtinën, si nikoqire të Samitit të ardhshëm të Diasporës.

Ai është shprehur i lumtur që në vitin 2016 me rrjedhën e zhvillimeve dhe me një diasporë të shpërndarë mirë gjeografikisht, mund të themi që ekziston faktori shqiptar në Ballkan dhe në botë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë