Loading…

“Kosova e Re”: Rryma më e shtrenjtë, shteti në borxh, biznes i keq

  • 28/01/2018 | 08:11

“Kosova e Re”: Rryma më e shtrenjtë, shteti në borxh, biznes i keq

Historike u quajt marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, i cili do të ketë për bazë thëngjillin.


Qeveria e re, e cila përfundoi kontratën miliardëshe për një kohë rekorde, brenda tre muajve të qeverisjes, mori meritat për finalizimin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Së fundi ajo bëri edhe publike kontratën me kompaninë amerikane “Contour Global”, duke e quajtur sukses që për herë të parë, një projekt me këso përmasash po bëhet në mënyrë transparente.

Megjithatë, me t’u publikuar, kritika të shumta u hodhën ndaj kontratës së nënshkruar. Transparenca u quajt jopërmbajtjesore nga ekspertë prej shoqërisë civile, pasi eliminoi diskutimin paraprak dhe u hap për publikun vetëm pasi ishin hedhur firmat mbi dokumentet të cilat e fusnin Kosovën në obligime të mëdha kontraktuale.

Marrëveshja po ashtu u quajt e pafavorshme për Kosovën. Kontrata obligon që, përmes një ndërmarrjeje publike që do të krijohet, Kosova ta blejë gjithë energjinë e prodhuar nga termocentrali “Kosova e Re” .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë