Loading…

Kosova e para në Evropë për rritje ekonomike

  • 20/11/2016 | 18:59

Kosova e para në Evropë për rritje ekonomike

Kryeministri Isa Mustafa po thotë se Kosova është radhitur si e para në rajon dhe në Evropë për rritje ekonomike, si dhe e 13-ta në botë për lehtësitë e krijuara në bërje të biznesit.

Këto lajme të mira siç thotë kryeministri, vijnë nga të dhënat që i ka publikuar instituti IFO i Universitetit të Munihut, ndër më prestigjiozët në Evropë, të dhëna këto që tregojnë për rritjen ekonomike në Evropë.

“Qartësisht shihet se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe në Evropë. Po ashtu, një prej mediave kryesore të biznesit në botë, Business Insider, në një artikull të saj ka renditur Kosovën në vendin e 13 në botë për lehtësitë e krijuara për bizneset, ku konkludohet se Kosova e ka lehtësuar pagimin e taksave duke aplikuar një sistem online për deklarimin dhe pagimin e TVSH-së dhe kontributeve të sigurisë sociale. Po ashtu, ka lejuar më shumë kategori të shpenzimeve për t’u zbritur nga tatimi i korporatave”.

1

“Artikulli, i cili është bazuar në raportet e Bankës Botërore dhe ka analizur të dhënat e më shumë se 130 mijë firmave në 139 ekonomi botërore, e ka futur Kosovën në listën e 17 vendeve më të suksesshme për hapjen e bizneseve”.

“Të nderuar bashkëqytetarë, Republika e Kosovës, dita e ditës po korrë sukseset e punës së jashtëzakonshme që është bërë në dy vitet e fundit në zhvillimin ekonomik, reformat fiskale, përmirësimin e ambientit për biznes, integrimet evropiane, forcimin e rendit dhe ligjit, mirëqenien sociale, përkrahjen e arsimit, kulturës, sportit, raportet me diasporën, e shumë aspekte të tjera”, ka shkruar kryeministri Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë