Loading…

Kosova e pamëshirshme, shënon edhe golin e katërt kundër Burkina Fasos

  • 24/03/2022 | 19:31

Kosova e pamëshirshme, shënon edhe golin e katërt kundër Burkina Fasos

Kombëtarja e Kosovës ka realizuar edhe golin e katërt në ndeshjen kundër Burkina Fasos me anë të mesfushorit, Milot Rashica, transmeton Gazeta Metro.


Në minutën e 67’të pas një vrapimi gati nga gjysma e fushës super mesfushori, Milot Rashica ka arritur të realizoj edhe golin e katërt të ndeshjes për ‘Dardanët’.

Kujtojmë që golat tjerë i realizuan Fidan Aliti, Astrit Selmani dhe Mërgim Vojvoda, ndërsa sot është ndeshja e parë e përzgjedhësit, Alain Giresse i cili u emërua trajner vetëm muajin e kaluar.

Rezultati aktual i takimit 4-0 për Kosovën.

Këtu mund të gjeni edhe golin e realizuar nga Milot Rashica. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë