Loading…

Kosova e injoroi, Zvicra i jep vlerësimin e duhur

  • 18/01/2017 | 18:53

Kosova e injoroi, Zvicra i jep vlerësimin e duhur

Bujar Ndrecaj është një kosovar që u injorua nga Ministria e Arsimit me projektin e tij, ndërsa  Zvicrra e pranoi shumë mirë dhe e shpalli si njërin nga katër burrat më me ndikim.


Investoi shumë në projektin e tij “Bunateka”, projekt ky i cili kishte për qëllim dërgimin e bibliotekave nëpër vende të ndryshme të Kosovës, sidomos në viset rurale. Për këtë projekt, ai kishte ardhur nga Zvicra, që t’ia prezantonte projektin Ministrisë së Arsimit, këta të fundit nuk kanë gjetur kohë që ta pranojnë në takim.

Takimin me Ministrinë e Arsimit në Kosovë atij ia mundësi Ambasda zvicerane në Prishtinë, megjithatë edhe pas takimit, ata nuk kanë shpreh interesim për këtë projekt. Dhe, pikërisht për këtë projekt, Bujar Nrecaj është nominuar në vitin 2016 për çmimin prestigjioz “Aga Khan Award 2016”.

Ndrecaj për Kulplus u shpreh shumë i emocionuar për këtë projekt, duke e veçuar si emocion i trefisht. “Të them të drejtën më së shumti jam gëzuar për “Bunateka” që arriti të renditet pranë të gjitha atyre projekteve, edhe pse kam pasë ndjenja të veçanta edhe për arritjen time si arkitekt, por edhe të përfaqësimit të Kosovës në këtë garë prestigjioze, pra emocion i trefishtë”

Ndrecaj është kthyer nga Zvicra në Kosovë në vitin 2008, për të punuar dhe kontribuar për vendin e tij Kosovën, por vendi i tij nuk e pranoi dhe kështu u detyrua ta jetësoj projektin e tij jashtë Kosovës, ku edhe arriti sukses. Gjithashtu Bujari pohoi se ka disa plane tjera për të kontribuar për Kosovën. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë