Loading…

Kosova do të aplikojë përsëri në UNESCO

  • 30/03/2017 | 11:29

Kosova do të aplikojë përsëri në UNESCO

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj bëri të ditur se Kosova do të aplikojë sërish për anëtarësim në UNESCO. Hoxhaj këtë deklaratë e bërë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


Ai tha se ministria po punon me intensitet për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale, por sipas tij, nëse marrëveshjet ndërkombëtare nuk kalojnë në Kuvend dhe Kosova nuk ka politikë serioze atëherë vështirë se vendi do të mund të sigurojë votat për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata.

Ndryshe, më 9 nëntor të vitit 2015, Kosova kishte dështuar të bëhet anëtare e UNESCO-s, duke mos arritur që të marrë më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme të vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e konferencës së përgjithshme të saj.

Kosovës i munguan edhe 3 vota “për”. Paraprakisht, Kosova ishte ballafaquar me një fushatë agresive të Serbisë, e cila kishte kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë