Loading…

Kosova dhe Zvicra do vazhdojnë bashkëpunim për drejtësi

  • 07/12/2016 | 15:17

Kosova dhe Zvicra do vazhdojnë bashkëpunim për drejtësi

“Përmes marrëveshjeve dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë dhe ekstradim, do t’i definonim, harmonizonim, lehtësonim  procedurat dhe do te siguronim një bazë të mirë ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështjet civile dhe penale”, ka thënë Hoxha gjatë takimit.

Ministrja përmendi marrëdhëniet të shkëlqyera me Zvicrën dhe falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që ofron ky vend mik për drejtësinë.

Kosova dhe Zvicra, në lëmin e Drejtësisë bashkëpunojnë mbi bazën e marrëveshjeve dypalëshe thuhet në njoftimin në faqen zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkaq, ambasadori Jean-Hubert Lebet, theksoi se përkrahja dhe mbështetja e mëtejme për fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe bashkëpunimit bilateral do të thellohet, dhe vuri në dukje se rruga integruese e Kosovës është rrugë e duhur dhe Zvicra ofron përkrahjen e fuqishme në këtë proces.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë