Loading…

Kosova dhe Serbia të punojnë, pa shtuar tensionet në rajon

  • 26/01/2017 | 13:26

Kosova dhe Serbia të punojnë, pa shtuar tensionet në rajon

Prishtina e Beogradi të mos flasin shumë për njëri-tjetrin, por të punojnë për zgjidhjen e çështjeve që shtrohen mbi tryezë”, komentoi Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogerini, kur u pyet mbi përfundimet e raundit të jashtëzakonshëm të dialogut të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Brukseli, në daljen e saj të parë për shtyp, në përfundim të mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve.

Ajo falënderoi të dy kryeministrat dhe të dy presidentët presidentët e vendeve respektive për bisedimet e hapura e shumë konstruktive mbi zhvillimet e ditëve të fundit dhe për pajtimin e arritur mes tyre “për lënien pas të tensioneve, për të vijuar punën”.

“ Ishte një takim që unë e kërkova, për shkak se tensionet po rriteshin mjaft, në mënyrë të qartë e tepër shqetësuese, gjatë javëve të fundit” tha zonja Mogherini. “Ishte takim pozitiv, mbase jo më i miri e më konstruktivi, ku unë kam parë qartazi angazhim e vendosmëri, si dhe lidership tek të 4 përfaqësuesit me riangazhim në dialogun e nivelit të lartë për të zgjidhur çështjet serioze që shtrohen, si zbatimi i marrëveshjeve të arritura më parë, apo mosmarrëveshje të tjera që ndajnë palët, në të cilat BE, si një ndërmjetës po ofron hapësira për zgjidhje e që do të diskutohen në ditët që vinë” shtoi ajo.

“Kur flasim për planin në të ardhmen, është mbajtja e një raundi të këtij dialogu në javët e ardhshme dhe nuk mund të jap një datë të saktë për këtë, tani, pasi mbetet në varësi të kalendarit të veprimtarive të secilës palë. Por, po mendojmë rimbledhjen e dialogut brenda një kohe të shkurtër, në të njëjtën kohë që ekipet tona punojnë për mundësitë konkrete të ecjes përpara për disa çështje të hapura që mbeten në tryezë e që dihen shumë mirë, pasi u bë kohë që po punojmë me to”, shtoi ajo.

Lidhur me temat zonja Mogerini tha se “Një ndër çështjet e pajtuara të takimit është që të fokusohemi në dialog, në kuptim të frymës dhe procedurave. Mbrëmë pashë një qasje konstruktive dhe respekt përreth tryezës dhe dukshëm, sa më shumë të komentojnë ata mbi njëri-tjetrin, aq më i ulët bëhet qasja konstruktive për t’u angazhuar në dialog me qëndrueshmëri tek të gjitha palët. Shpresoj se në orët e ditët në vijim, gjithsekush do të komentojë disi më pak mbi njëri-tjetrin dhe që ne të angazhohemi më shumë e në mënyrë konkrete për zgjidhjen e problemeve që mbeten mbi tryezë. Dua të shtoj se një element kyç dhe rezultati i takimit të djeshëm ishte perspektiva e qartë evropiane për të dyja, Prishtinën e Beogradin dhe dimensioni rajonal i këtij bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe njihet si i tillë nga të gjithë aktorët dhe Bashkimi Evropian, që mbështet integrimin rajonal dhe perpektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ky është një gur kilometrik i angazhimit tonë dhe për këtë, dialogu përbën një element thelbësor” tha Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE për Siguri e Politikë të Jashtme. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë