Raportuesi për Serbinë dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian , David McAllister i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të mos mbështeten në “lojën” e akuzave të ndërsjella.
Poashtu ai tha që dy palët dhet të përmbahen nga çdo veprim që do të rrezikonte përparimin e arritur deri më tani në bisedimet e Brukselit.
“Ne të gjithë e kemi përcjellë se çfarë ka ndodhur në javët e fundit dhe mendoj se kjo pikë e zhvillimit të situatës tregon nevojën për angazhim më të fuqishëm të të dyja palëve”, tha McAllister gjatë një interviste për gazetën serbe “Danas”. /gazetametro.net.