Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që po zhvillon një vizitë zyrtare në Maltë, ka thënë se të dy vendet janë shtete të vogla por përfaqësojnë vlera të mëdha.
“Në pritjen shtetërore që patëm sot në Maltë me liderët e tërë spektrit politik maltez, u pajtuam që ndonëse jemi shtete të vogla, vlerat për të cilat angazhohemi ne – paqja, dialogu, bashkëpunimi, integrimi – janë të mëdha. Jemi aleatë në promovimin e këtyre vlerave në Evropë. Jam shumë i nderuar me mikpritjen malteze”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /gazetametro.net