Loading…

Kosova dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshje prej 62 milionë eurosh

  • 14/12/2016 | 13:05

Kosova dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshje prej 62 milionë eurosh

Kosova dhe Hungaria kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar.


Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në vizitë zyrtare Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë Péter Szijjártó.

Të dy, sipas komunikatës nga Ministria e Finanave,  kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë dhe për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar.

“Më këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Hungarisë  u dakorduan  për zgjatjen reciprokisht të dobishme të marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e zhvillimit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

Hoti duke falënderuar Szijjártó për vizitën në Prishtinë dhe për gatishmërinë e tij për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, tha se jam shumë i nderuar që sot  së bashku me Kabinetin tim prita në takim Ministrin Péter Szijjártó dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju njoftoj që sapo nënshkruam një Marrëveshje shumë të rëndësishme përmes së cilës po krijojmë themelet e para të bashkëpunimit financiar ndërmjet Shtetit tonë dhe Shtetit Hungarez”, shtoi ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se Marrëveshja në fjalë arrin vlerën 62 milionë Euro dhe përmban një normë të interesit 0%; apo thënë më ndryshe nuk krijon fare shpenzime të interesit për Qeverinë e Kosovës.

“Periudha e kthimit të fondeve të cilat do të huazohen në të ardhmen përmes kredive individuale për të financuar projektet specifike do të jetë 17 vite kurse grejs periudha do të zgjatë 1 vit e gjysmë duke filluar nga dita e përfundimit të projektit. Fondet të cilat do të huazohen në të ardhmen do të përdoren në sektorët e ujërave dhe trajtimin e ujërave të zeza si dhe në projekte infrastrukturore. Duke mbetur i bindur se bashkëpunimi ynë ndërshtetëror do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, shfrytëzoj rastin ta falënderoj Ministrin Sijarto dhe Shtetin Hungarez për mbështetjen që po i japin Kosovës”, tha ministri Avdullah Hoti.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Péter Szijjártó duke falënderuar Ministrin Avdullah Hoti bëri të ditur se  Marrëveshja e  nënshkruar sot është e bazuar në Udhëzimin e Kryeministrit.

“Siç e dini Kryeministri i Juaj e ka vizituar Hungarinë  gjatë verës së  këtij viti dhe kanë arritur një Marrëveshje me Kryeministrinë tonë për  Marrëveshjen e nënshkruar për Kredi të  dedikuar për ndihmë,  e cila jepet nga Banka “EximBank” e Hungarisë për Kosovën. Gjithashtu edhe Hungaria i bashkëngjitet kësaj rëndësie që ky bashkëpunim bilateral për Kosovën, këtu shohim mundësi tjera të mëdha për kompanitë hungareze, në veçanti në fushat e trajtimit të ujërave, bujqësi dhe infrastrukturë etj. Kompanitë tona për Menaxhimin e ujit veç se kanë filluar negociatat për renovimin e rezervarit të ujit në Batllavë, për mbrojtjen nga vërshimet në jug të Kosovës, të cilat projekte mund të përfshihen, të inkuadrohen brenda kësaj Marrëveshje për Kreditë e dedikuara për ndihmë”, bëri të ditur ministri Péter Szijjártó .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë