Loading…

Kosova dhe Hungaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike

  • 13/12/2016 | 19:06

Kosova dhe Hungaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike

Ministri Hoxhaj ka thënë se qeveria e Kosovës si prioritet ka tërheqjen e investimeve të huaja.

“Tërheqja e investimeve të huaja është ndër objektivat më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës dhe miratimi i ligjit për Investime Strategjike, i cili ka krijuar lehtësira për investitorët e huaj në Kosovë, e bën Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja”.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun e tij hungarez për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimeve, ndërsa ka përshëndetur transformimin e kësaj marrëdhënieje në bashkëpunim më të ngushtë në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Pas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike. Çështja kryesore që ky ligj adreson është krijimi i lehtësirave për investitorët e huaj dhe tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë. Këto lehtësira e bëjnë Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja. Tashmë kemi një kalendar të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike, sikurse themelimi i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e Forumit Ekonomik mes dy vendeve tona vitin e ardhshëm”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Gjithashtu, pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të arsimit.

Ministri hungarez gjatë ditës së nesërme do t’i takojë krerët më të lartë të shtetit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë