Loading…

Kosova dështon në 612 masa që jep MSA’ja

  • 28/02/2017 | 08:13

Kosova dështon në 612 masa që jep MSA’ja

Autoritetet e Kosovës kanë demonstruar paaftësi për t’i përmbushur ato masa që Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit kërkonte të kryheshin gjatë 2016-s. Fiks 612 sosh i ka lënë pa i përmbushur.


E dhëna është evidencuar në Raportin që i referohet shkallës së zbatimit të Programit, të cilin Ministria e Integrimit Evropian e ka finalizuar javën e shkuar. Programi, ndërkaq, ishte miratuar nga Qeveria në dhjetor të 2015-s dhe nga Kuvendi në marsin e vjetëm. Ky është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha institucionet.

Programi përmban gjithsej 1.374 masa, prej të cilave 304 janë legjislative dhe 1.070 të tjera masa zbatuese. Vetëm rreth 55 për qind të tyre janë përmbushur plotësisht. Ndërkaq 11.43 për qind janë në proces zbatimi dhe 33 për qind të tjera janë në stade të vona të përmbushjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë