Loading…

Kosova dërgon në 130 shtete raportin për krime të luftës

  • 09/02/2017 | 08:47

Kosova dërgon në 130 shtete raportin për krime të luftës

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpërndarë një notë verbale te rreth 130 shtete si dhe në organizata ndërkombëtare – OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian.


Aty i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin dhe një vëmendje më të shtuar për mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë.

“Raporti i publikuar pikërisht nga një organizatë me seli në Beograd tregon për fshehjen e krimeve që Serbia ka bërë edhe pas përfundimit të luftës, duke i fshehur dhe varrosur trupat e viktimave në varreza masive në Serbi”, shkruan në notën verbale të MPJ-së, e cila është shpërndarë më 31 janar, nëpërmjet ambasadave të Kosovës.

Nota verbale është shpërndarë bashkë me një kopje të raportit të Qendrës së Natasha Kandiqit.

Më 31 janar 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd ka publikuar një raport për mbulimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, e cila kërkon vëmendje të përqendruar të bashkësisë ndërkombëtare mbi mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe aktet gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë