Loading…

Kosova as afër të anëtarësohet në NATO

  • 13/01/2017 | 08:42

Kosova as afër të anëtarësohet në NATO

Ndonëse Aleanca Veriatlantike ka hapur disa dyer për Kosovën, edhe në një plan afatgjatë, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të mbetet larg.


Kështu ka deklaruar Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili për emisionin Ora e Fundit ka thënë se anëtërësimin e Kosovës në NATO e bllokojnë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Fatkeqësisht sumica nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës nuk janë marrëparasysh dhe arsyet dihen. Janë katër vende brenda NATO-s që e bllokojnë cdo marrëdhënie të mundshme të saj me Kosovën. Letra e Sekretarit të NATO-s i ka haur minimalisht disa dyer për Kosovën, duke i dhënë qasje minimalisht në disa programe”.

Megjithatë, Avdiu thotë se një letër e ardhur në adresë të qeverisë së Kosovës nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, është një dritë në fund të tunelit për Kosovën, por progresi i vogël, nuk ia garanton Kosovës anëtarësimin në NATO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë