Loading…

Kosova ‘arrë e fortë’ për Zvicrën, nxjerr barazim në Cyrih

  • 29/03/2022 | 19:55

Kosova ‘arrë e fortë’ për Zvicrën, nxjerr barazim në Cyrih

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës e zhvilluar në Cyrih, ku duhet duartrokitur paraqitja e ‘Dardanëve’, të cilët luajtën një ndeshje perfekte, transmeton Gazeta Metro.


Qysh në fillim të ndeshjes Kosova u pa që do t’i shkaktoj probleme helvetikëve dhe kështu doli. ‘Dardanët’ arritën të tregojnë që në drejtimin e Alain Giresse mund të synojnë edhe gjëra më të mëdha.

Milot Rashica ishte ai që në minutën e 51′ arriti zhbllokoj rezultatin e ndeshjes, epërsi e cila nuk zgati shumë, pasi që pas dhjetë minutave mbrojtësi, Jordan Lotomba përfitoj nga një dalje e gabuar e portierit, Arijanet Muric, duke barazuar kështu rezultatin e ndeshjes.

Deri në fund, helvetikët provuan të shënonin edhe golin e fitores, por pa mundur të mposhtin mbrojtjen e Kosovës e cila sot u tregua një mur i vërtetë.

Me këtë barazim mbaruan edhe dy ndeshjet miqësore të muajit mars, të cilat ishin shumë të suksesshme, me një fitore të madhe kundër Burkina Fasos me rezultat 5-0 dhe me një barazim kundër Zvicrës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë