Loading…

Kosnett: Vucici zgjodhi Putinin para perëndimit, BE-SHBA ta keni parasysh këtë

  • 27/02/2022 | 13:47

Kosnett: Vucici zgjodhi Putinin para perëndimit, BE-SHBA ta keni parasysh këtë

Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar vendimin e presidentit serb Aleksander Vucic, në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë, shkruan Gazeta Metro.


Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter, tha se Vucic po duket qartazi se ka zgjedhur Putin para perëndimit.

E këtë ai e quajti ‘’qyqari morale’’, e jo ‘’lidership’’ siç pati deklaruar Vucic.

‘’ Pra, duket se Vuçiq i Serbisë ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi ta keni parasysh”, shkroi Kosnett.

Kujtojmë se presidentit serb i patën caktuar ultimatum që të zgjedh anën në këtë konflikt. E Vucic pas ditë të tëra heshtje, doli me një zgjidhje ‘’as andej as këndej’’, ku tha se Rusisë nuk do i vendosin sanksione, por mbështesin integritetin territorial të Ukrainës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected].net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë