Loading…

Kos e çartë me Beogradin: Nuk ka vend në BE për Serbinë që e nderon dhe glorifikon Mlladicin

  • 02/09/2026 | 09:49

Kos e çartë me Beogradin: Nuk ka vend në BE për Serbinë që e nderon dhe glorifikon Mlladicin

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, është treguar e ashpër ndaj qasjes së Beogradit për glorifikimin e kriminelit serb të luftës, Ratko Mladiqin, transmeton gazeta Metro.


Ajo ka reaguar ndaj planeve në Serbi që kasapi Mladiq të varroset me nderime të plota ushtarake dhe shtetërore.

Duke folur në Forumin Strategjik të Bledit, Kos tha se Mladiqi është kriminel lufte i dënuar dhe se glorifikimi i tij është në kundërshtim me vlerat evropiane.

“Glorifikimi i Ratko Mladiqit si kriminel lufte është kundër vlerave themelore evropiane”, tha Kos.

Ajo theksoi se qëndrime dhe veprime të tilla nuk kanë vend në Bashkimin Evropian, por as në vendet që synojnë të bëhen pjesë e tij, derisa shtoi se shpreson që autoritetet në Beograd ta kuptojnë se çfarë është në lojë.

“Nuk ka vend në Bashkimin Evropian ose në vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të unionit, shpresoj që qeveria në Beograd të jetë e vetëdijshme për atë që është në lojë”, tha Kos.

Ajo bëri të ditur se do ta monitorojë situatën në Serbi dhe se zhvillimet do të merren parasysh në vlerësimin e vendit.

“Kjo do të jetë gjithashtu baza për mënyrën se si do të vlerësojmë zhvillimin e ngjarjeve”, tha ajo.

Reagimi i ashpër i Kos vjen pasi ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, kishte deklaruar se Ratko Mladiqi kishte të drejtë për nderime të plota ushtarake dhe shtetërore.

Mladiqi ishte komandant i Ushtrisë Serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid dhe krime të tjera të luftës, ndërsa dënimi u konfirmua në vitin 2021.

Forcat nën komandën e tij vranë rreth 8,700 boshnjakë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Gjykata e Hagës i ka cilësuar këto vrasje si gjenocid./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë