Loading…

Koronavirusi në Kosovë: Mbi 960 viktima, 13.375 raste aktive

  • 26/11/2020 | 23:46

Koronavirusi në Kosovë: Mbi 960 viktima, 13.375 raste aktive

Nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus e deri më sot, në Kosovë si pasojë e kësaj sëmundje janë shënuar 963 viktima, ndërsa aktualisht janë 13.375 raste aktive, shkruan Gazeta Metro.


Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë