Loading…

Koronavirusi në Kosovë: Bien vjedhjet por shpeshtohen përleshjet në familje

  • 04/04/2020 | 23:36

Koronavirusi në Kosovë: Bien vjedhjet por shpeshtohen përleshjet në familje

Situata me pandeminë dhe të qëndruarit brenda nëpër shtëpi, e ka zbritur numrin e hajnive në kryeqytet.


Por, i ka shtuar grindjet dhe përleshjet brenda familjeve.

Qëndrimi në shtëpi i banorëve për shkak të pandemisë koronavirus COVID-19, ka ndikuar për të mirë në aspektin e sigurisë.

Në polici thonë se ka rënie të krimit javëve të fundit. Kjo dëshmohet me raportet e përditshme që forcat e rendit i publikojnë çdo 24 orë e në të cilat ka më pak raste të paraqitura të paktën nga 13 marsi e këndej.

Por ka mundësi që një lloj tjetër i veprave jo të mira të rritet.

Një rol të madh në rritjen e sigurisë e kanë edhe forcat e rendit që janë bërë të dukshme nëpër rrugë e lagje duke u kujdesur kështu për respektimin e të ashtuquajturës orë policore që ka vendosur policia nga ora 5 e pasdrekes deri në 6 të mëngjesit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë