Loading…

Koronavirusi në Kosovë: 1,699 raste aktive; 13,064 të shëruar dhe 616 viktima

  • 27/09/2020 | 23:16

Koronavirusi në Kosovë: 1,699 raste aktive; 13,064 të shëruar dhe 616 viktima

Në Kosovë janë 1,699 raste aktive me koronavirus, ndërsa 616 raste të vdekjes, dhe 13,064  të shëruar, shkruan Gazeta Metro.


Numri i përgjithshëm deri me tani i të infektuarve me koronavirus janë gjithsej  15,379 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK)./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë