Loading…

Koreja Veriore thotë se ka testuar një raketë hipersonike

  • 06/01/2022 | 08:25

Koreja Veriore thotë se ka testuar një raketë hipersonike

Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë më 6 janar se një ditë më parë, Koreja Veriore ka testuar raketë hipersonike dhe se testimi ka treguar me sukses kapacitetet e raketës për t’u ngjitur dhe manovruar.


Lansimi i 5 janarit përbën testimin e dytë të një rakete hipersonike në Korenë Veriore, prej muajit shtatorit të vitit të kaluar.

Ushtritë japoneze dhe ajo jugkoreane kanë identifikuar lansimin e një rakete më 5 janar, mirëpo kanë ofruar pak të dhëna.

Predha ka rënë në ujë.

Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë se “koka luftarake hipersonike” ka manovruar 120 kilometra para se të qëllonte shënjestrën 700 kilometra larg.

Armët hipersonike konsiderohen gjenerata e re e armëve dhe shumë ushtri të fuqishme, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Kinë, tashmë i kanë testuar ato.

Ato janë më të shpejta sesa raketat balistike dhe kanë kapacitet për t’iu ikur sistemeve aktuale për mbrojtje.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 5 janar se testimi i raketës ka shkelur disa rezoluta në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përbën kërcënim për fqinjët e Koresë Veriore, si dhe për komunitetin ndërkombëtar. /kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë